Arrihet marrëveshja! Qytetarët do udhëtojnë në Kosovë e Serbi me ID-të e tyre! Kurti: Zgjidhjet, të jenë reciproke! Borrell: Arritje e BE

Arrihet marrëveshja! Qytetarët do udhëtojnë në Kosovë e Serbi me ID-të e tyre! Kurti: Zgjidhjet, të jenë reciproke! Borrell: Arritje e BE

Përfaqësuesië i BE-së, Josep Borrell dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas shumë ditësh diskutime e negociata, me ‘bekimin’ e BE-së, është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e mjeteve identifikuese, ku tashmë qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikën e Jashtme Josep Borrell njoftoi se sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.

‘Ne kemi nje marreveshje. Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.

Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë.’, shkruan Borell në Tëitter.

Sipas Borrell kjo ishte një zgjidhje evropiane.

“Ne përgëzojmë dy liderët për këtë vendim dhe për lidershipin e tyre.”, shkruan ai.

Në një reagim pas marrëveshjes, kryeministri i Kosovës, nënvizon se zgjidhjet duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda. Qytetarët e Kosovës, thotë Kurti, do mund të kalojnë kufirin pa pengesa, ngarkesa e vonesa. Edhe politika shqiptare ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi, teksa shprehin mirënjohjen për SHBA-në dhe BE-në, drejtuesit kryesor të politikës në vend nxisin zhvillimin e dialogut mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve.

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qendruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.

Ndërkohë që ende nuk ka një marrëveshje për çështjen e targave. Kujtojmë se pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet serbe, pati tensione në veri në Kosovës, gjë që e shtyu qeverinë e Kurtit të shtynte zbatimin e marrëveshjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Petkoviç: Marrëveshja për dokumentet ruan praninë e Serbisë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se marrëveshja e arritur për dokumentet për hyrje-dalje midis Kosovës dhe Serbisë, siguron paqe dhe stabilitet.

‘Falë përpjekjeve të fuqishme diplomatike të presidentit Aleksandar Vuçiç, sot arritëm të marrim garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe në këtë mënyrë të arrijmë marrëveshje për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet serbe. Me të, ne arritëm të sigurojmë paqe dhe stabilitet në Kosovë e Mehtohi dhe të ruajmë letërnjoftimet serbe për serbët në krahinën jugore, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Prandaj mund të them se kemi lajme të rëndësishme”, tha ai përmes një deklarate me shkrime.

Sipas tij, me këtë marrje është ruajtur prania e shtetit të Serbisë në Kosovë.

‘Kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë që jeton në Kosovë dhe Metohi do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftim serb. Çdo serb në jug dhe veri të Ibrit, pa përjashtim, do të mund të jetojë, punojë normalisht me serbët e tjerë dhe të përdorë letërnjoftimet për të kaluar vendkalimet administrative’, tha ai.

Ai tha se marrëveshja që njeh dokumentet do të shoqërohet me një tekst, ku thuhet:

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina [Kosova] bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e qytetarëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog më 2011. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovë dhe nuk interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së”.

Ora 20:46
Arritja e marrëveshjes me Serbinë, Kurti: Zgjidhjet duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda

1661335755_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas marrëveshjes së arritur me Serbinë, ku ka nënvizuar se zgjidhjet duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda. Qytetarët e Kosovës, thotë Kurti,  do mund të kalojnë kufirin pa pengesa, ngarkesa e vonesa.

‘Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.

Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.’- shkruan Kurti.

Ora 18:42
Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak: Falënderoj diplomacinë amerikane për angazhimin dhe mbështetjen në dialog

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar  Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor për  angazhimin e treguar në arritjen e  marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Falënderoj të dërguarin e posaçëm amerikan  Escobar dhe  diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar”, shkruan  Lajçak në Twitter.

Postimi i Miroslav Lajçak në Twitter.
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 28/08/2022 15:56

    Albin Kurti president i federates shqiptare !

    Përgjigju
  • Shqiptari: 27/08/2022 21:40

    Fat i madh per shqiptaret qe interesi i USA eshte i njejte me tonin ne ballkan, kete se beri europa por USA me metoda speciale ❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël