Borrell: Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 14 shtator

Borrell: Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 14 shtator

Josep Borrell, Aleksandar Vuçiç, Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet me 14 shtator, ka njoftuar në një konferencë për shtyp në Toledo, Spanjë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në një konferencë për media në Spanjë, Borrell ka njoftuar se bashkë me Presidencën Spanjolle të BE-së synojnë një takim të ministrave të shteteve anëtare të BE-së me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor për ta analizuar situatën në rajon.

Borrell tha se ky takim do të mbahet në fund të shtatorit.

“Më 14 shtator do të mbaj takim të ri të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si lehtësues, për të kërkuar zgjidhje. Çështja e zgjerimit ka qenë në diskutimet tona. Kemi diskutuar për Ukrainën dhe për zgjerimin drejt Ballkanit perëndimor. Do të mbetet proçes i zbatuar në meritat individuale. BE-ja ka nevojë të përgatitet për zgjerim”, ka thënë ai pas njoftimit për propozimin spanjoll për takim me ministrat e Ballkanit.

Ju rikujtojmë se takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiç ishte në fillim të majit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 31/08/2023 22:22

    Pas nazeve si patriot, Albin Kurti do te pranoje Asociacionin si tradhtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë