Borrell nuk përmend sulmin në Veri të Kosovës, por s’e përjashton mundësinë e masave ndëshkuese ndaj Serbisë: Po e monitorojmë

Borrell nuk përmend sulmin në Veri të Kosovës, por s’e përjashton mundësinë e masave ndëshkuese ndaj Serbisë: Po e monitorojmë

Josep Borrell

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili është një prej negociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi ka deklaruar se Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi. 

Deklaratat e Borrell erdhën pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në ver, ku humbi jetën një polic i Kosovës dhe tre sulmues.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në terren. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mospërputhjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borrell.

Letra e Borrellit sipas KosovaPress nuk përmendte përleshjet që ndodhën mes grupit të armatosur serb dhe policisë së Kosovës më 24 shtator. Megjithatë, ai shtoi se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë dhe se  përplasjet nuk duhet të përsëriten.

De-përshkallëzimi duhet të ndodhë tani, nga të dyja palët. Aktet e dhunshme të 29 majit 2023, të cilat lanë të plagosur shumë nga trupat e Forcave të Kosovës (KFOR) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, si dhe qytetarë, forca të rendit dhe media (gazetarë), janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk mund të ndodhin më në të ardhmen. ”, tha Borrell.

Ditën e sotme Millan Radoiçiç ka pranuar se ka organizuar dhe drejtuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit me vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe tre sulmuesve serbë. Avokati i tij Goran Petronijeviç ka bërë publike letrën e nënkryetarit të deritanishëm të listës Serbe që ndodhet në Boegrad ku i cilësuari non grata nga SHBA, Radoiçiç pranon se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës.


Lajmi kryesor:

SHBA: Serbia po çon ushtrinë në kufi me Kosovën, të tërhiqet urgjentisht! Blinken paralajmëron masa ndaj Beogradit për sulmin në Veri! NATO forca shtesë KFOR-it


B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 29/09/2023 18:25

    Po pse more jeni kaq pisa ju me ne shqiptarët?! Po çfarë ju kemi bërë që ju silleni prej më shumë se një shekulli shumë keq me shqiptarët..?! Akoma nuk e keni kuptuar që sllavët që kur kanë ardhur në Europë vetëm i kanë marrë territor Europës?! Më shumë se gjysmën e Ballkanit e kanë marrë. Edhe në Europë kanë arritur deri në mes të territorit gjeografik. Edhe pse janë shumë të europianizuar, përsëri mbeten sllavë. Tani edhe këta që e shfaqin hapur antieuropianizimin siç është Serbia, ju përsëri i dilni në krah?! Ju duket e drejtë?! Ju duket e drejtë që Serbia ka bërë kasaphanë nëpër Ballkan dhe ju si BE, jo vetëm nuk i kërkuat llogari, por e keni përkëdhelur dhe vazhdoni t’a përkëdhelni. Kaq të këqinj jeni me shqiptarët?! Që as të drejtat minimale të njeriut nuk ia njihni. Përkrahni Serbinë dhe Greqinë dhe injoroni shqiptarët. Dhe ironia është se shqiptarët janë të vetmit që nuk ka asnjë të dhënë që kanë ardhur nga diku. Dmth që janë të vetmit autoktonë që minimalisht duhet të ruhen si “specie në zhdukje” nga këto barbari që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë, edhe me ndihmën tuaj. Vendosni drejtësinë në vend, nga padrejtësia e baballarëve tuaj që kanë bërë një shekull më parë dhe keni për të parë që Europa ka për të qenë shumë herë më e qetë për shekuj me rradhë. Nëse nuk vendoset në vend padrejtësia që i keni bërë shqiptarëve, Europa nuk ka për të pasur kurrë qetësi. Kjo është thirrja që ju bëjmë ne si shqiptarë…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës