Policia kufitare Borsh ka arrestuar pasditen e sotme një 51 vjeçar të dënuar me 10 vite burg për veprën penale ''Mashtrim''.
Artan Muça 51 vjeç banues në Tiranë ishte në kërkim nga Policia e Shtetit ku është kapur dhe ndaluar në fshatin Lukovë, Himarë nga Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit.
/Shqiptarja.com

51 vjeçari ka rezultuar i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ''Mashtrim'', të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Muça do të shoqërohet pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com