Një peshkaqen ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vetëm 200 metra larg bregut, në Borsh. Ata kishin hedhur rrjetat për peshkim, por nuk e kishin menduar se në rrjetën e tyre do binte një peshkaqen.

Në foto duket se peshkaqeni është i llojit pëllumb, nuk është i rritur dhe nuk përbën rrezik për pushuesit.

Por pavarësisht parrezikshmërisë së peshkaqenit, pushuesit e asaj zone i pushtoi paniku, nga prania e tij i cili notonte shumë pranë bregut. 
Peshkaqen, BorshPeshkaqen Borsh
Peshkaqeni i kapur në Borsh

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com