HIMARE- Ndërtimi i Hidrocentralit të Fterrës në Borsh të Himarës ka shkaktuar një dëm ekologjik mbi masivin pyjor të zonës. Situata aty tregon qartë masakrën dhe shfrytëzimin pa kriter të masivit pyjor të drurit të rrallë Ilq.
 
Dhjetëra hektarë me pyje janë shfarosur dhe janë djegur, duke u dërguar drejt Greqisë si qymyr druri.
 
Drejtori i Pyjores Kristo Kaurri pohon se, është një dëm i pallogaritshëm i shkaktuar nga ndërtimi i HEC Fterrës, por edhe ne parcelat e shndërruara ne qymyr me qëllim eksportin e tyre jashtë vendit.
 
Instancat shtetërore nuk ka marrë asnjë masë për frenimin e fenomenit të shpyllëzimit të drurit të Ilq-it dhe, nëse do të vazhdohet me këto ritme shumë shpejt  ky dru i rrallë dekorativ do t’i përkasë së shkuarës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)