Borusia do të presë Malagan,
'Gallata' beson, Reali për formalitet

TIRANE - Champions League rikthehet me ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e këtij kompeticioni për të realizuar aktin e kthimit. Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e para të kthimit në Turqi dhe Gjermani. Kështu Reali i Madridit ka udhëtuar drejt Turqisë për t’u ndeshur me Gallatasarain që duket se është pothuajse jashtë këtij eventi.

Spanjollët kanë mbërritur në Stamboll për ti dhënë dorën e fundit fitores 3-0 në ‘Santiago Bernabeu’. Për ekipin e Murinjos do të mungojnë mbrojtësi Ramos dhe mesfushori Alonso, pasi u ndëshkuan ndeshjen e parë me kartona të verdhë duke humbur ndeshjen e kthimit. Në prag të ndeshjes futbollisti kryesor i Reali, Ronaldo që ka shënuar 193 gola në 190 ndeshje shprehet optimist për fitore edhe në kthim.

“Gallatasarai ka një tifozeri shumë të zjarrë, prandaj ekipi do të jetë i motivuar për të marrë një rezultat por, kjo nuk do të pranohet nga Reali edhe pse ka fituar ndeshjen e parë. Jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të neglizhojmë aspak kundërshtarin, ndeshjen do ta nisim 0-0 dhe jo 3-0 duke synuar një tjetër fitore” shprehet Ronaldo.

Në kampin tjetër sulmuesi i njohur afrikan Drogba Realin e sheh të kalueshëm kur deklaron se këtë edicion ka si objektiv fitoren e Champions League. “Kam gjetur një klub me ambicie dhe një projekt të madh, i cili synon për të fituar Ligën e Kampionëve. Kjo është një zgjedhje e madhe për mua.

Unë dua të jem pjesë e kësaj aventure dhe sfidë. Dua të rizbuluar pasionin që kam përjetuar në Marsejë, pasi qëllimi i Gallatasarait është që të fitojë Champions League. Do të tentojmë me të gjitha mënyrat që të përmbysim avantazhin e Realit në Madrid” përfundon Drogba.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes do të jetë Borusia e Dortmundit – Malaga, sfida e parë ka përfunduar në barazim 0-0 duke e lënë të hapur kualifikimin. Gjermanët janë të avantazhuar, pasi ndeshja luhet në shtëpinë e tyre, por trajneri Pelegrini beson se spanjollët do të kalojnë në gjysmëfinale duke shkruar historinë në futbollin evropian.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve