Borusia e Dortmundit në garë
për shqiptarin Shkëlzen Gashi

Borusia e Dortmundit në garë<br />për shqiptarin Shkëlzen Gashi
Lajm i bujshëm për lojtarin e ekipit kombëtar të futbollit, Shkëlzen Gashi. Sipas mediave zvicerane pranë ekipit të Baselit dhe lojtarit me origjinë nga Kosova, sulmuesi është vendosur në objektivin kryesor të Borusias së Dortmundit në kampionatin gjerman të futbollit pas largimit të italianit Immobile në kampionatin spanjoll.
 
Në garë për shërbimet e sulmuesit janë vendosur edhe disa ekipe në Itali dhe në Angli në javët e fundit, por Gashi nuk është bindur ende për të lëvizur nga Baseli, pasi aty ndihet mirë.
 
Por një ofertë nga gjigantët e kampionatit gjerman nuk do të ishte e lehtë që të refuzohej nga shqiptari, ndërsa për Dortmundin nuk janë asgjë 8 milionë Eurot që kërkon Baseli për kartonin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh