Borussia Dortmund feston titullin,
fiton kampionatin e dytë radhazi

Borussia Dortmund feston titullin,<br />fiton kampionatin e dytë radhazi
Borussia Dortmund fitoi titullin e dytë radhazi në Bundesligën gjermane dhe të tetin në histori të klubit, duke mposhtur në shtëpi Borussia Monchengladbachun me rezultat 2:0.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp është shpallur kampione, dy ndeshje para përfundimit të edicionit në Bundesligë pasi ka tetë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë Bayern Munich.

Golat në fitoren e Dortmund i realizuan mesfushorët Ivan Perisic në minutën e 23-të dhe Shinji Kagawa në të 59-ën. Pas 32 javësh, Dortmund ka mbledhur 75 pikë me bilanc prej 23 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje.

Një ecuri fantastike e Dortmundit këtë vit, e mbyllur me titullin e festuar para tifozëve të saj ndaj një ekipi si Borussia Moenchengladbach e talentit Marco Reus që sezonin tjetër do ndryshojë fanelë. Birrat e freskëta të tifozëve dhe ekipit ishin gati në Signal-Iduna Park, edhe para ndeshjes.
(rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet