Shumë kompani kanë ngritur pretendimet se kanë kryer punë apo shërbime publike dhe nuk janë paguar, edhe pasi kanë deklaruar imi pranë Ministrisë së Financave.
Këto pretendime janë shqyrtuar nga kompania audituese, e cila pas certifikimit të këtij procesi, do të nisë verifikimin të borxheve të pretenduara. Pak ditë më parë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha, se menjëherë pas daljes së rezultateve të auditimit, do të fillojë kontrollin fizik i të gjithë faturave të pashlyera që pretendon biznesi.
Sipas deklaratave paraprake, pretendohet se borxhi që qeveria i ka sipërmarrjes për punime dhe shërbime publike kap vlerën e 400 milionë dollarëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)