TIRANË – Deputeti socialist namik Dokle e ka quajtur “Qeveria haemospaguaj”, qeverinë e ikur , në një mesazh shpërndarë mbështetësve të tij në Fb. Duke e lidhur këtë fakt me ligjin për auditimin që u votua sot në Kuvend, Dokle shpjegon se borxhet janë marrë edhe për dreka e darka në restorante të shtrenjta!
Ai ka ndarë kështu të njejtin mendim dhe ka hedhur të njejtin propozim me kolegun e tij Braçe.
Dokle shkruan: “Miliona e miliona euro dhe lekë të papaguara për punë të kryera në rrugë, ujësjellës, shkolla, zyra etj.
Miliona e miliona të tjera për telefona, drita dhe ujë zyrash të papaguara. A thua u kanë borxhe edhe berberëve dhe parukierëve, që i thërrisnin në zyre?
Miliona për karburant dhe riparim makinash. Dhe së fundi... miliona të tjera të papaguara për dreka dhe darka nepër restorante të shtrenjta. Ha dhe mos paguaj! Pi dhe mos paguaj!
Të paktën milionat e restoranteve dhe të qejfeve të tjera, këta duhen detyruar që t'i paguajnë nga xhepi i tyre ose nga kuleta e grave te tyre, apo jo?!” – shtron pyetjen Dokle duke pritur komentet e lexuesve në Fb.
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)