Borxhet, gjysma e popullsisë
së rritur ka një kredi
Janë rreth 350 mijë shqiptarë apo biznese që kanë një kredi aktive në banka dhe që duhet ta kthejnë atë, që përbën gjysmën e popullsisë aktive të moshës nga 20 deri në 60 vjeç.
TIRANE- Janë rreth 350 mijë shqiptarë apo biznese që kanë një kredi aktive në banka dhe që duhet ta kthejnë atë, që përbën gjysmën e popullsisë aktive të moshës nga 20 deri në 60 vjeç (mbi 60 vjeç bankat në përgjithësi nuk japin kredi).
Në total, në fund të vitit 2011 numërohen 725.265 kredi të raportuara, nga të cilat 349.350 janë kredi aktive, sipas të dhënave nga Regjistri i Kredive në Bankën e Shqipërisë, të cilave u referohet sajti "Monitor". Sipas tij, viti 2011, që shënon dhe vitin e katërt të funksionimit të Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë, u karakterizua nga pasurimi i tij me subjekte të reja dhe ngushtimi i gamës së produkteve të ofruara nga përpunimi i të dhënave të Regjistrit të Kredive.
Me pasurimin e Regjistrit të Kredive me subjekte të tjera financiare të cilat kanë raportuar portofolin e tyre të kredive, edhe në fund të vitit 2011, vërehet një rritje e numrit të kredive të raportuara në sistem.
Mundësinë për të patur një informacion shtesë të menjëhershëm e të besueshëm për klientët, që do të shërbejë në vendimmarrjen për një kredi të caktuar apo të vlerësimit të perfomancës së tyre përgjatë kohëzgjatjes së kredisë, do ta kenë edhe 5 subjekte të tjera financiare. Zgjerimi i Regjistrit të Kredive reflektohet dhe në përdorimin gjithnjë e më shumë të tij nga rapotuesit.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë
25 Nëntor, 16:37
-
Sërish spektakël në Ligën e Kampionëve
25 Nëntor, 16:36
-
Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 16:26
-
Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)
25 Nëntor, 16:23
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish
25 Nëntor, 16:14
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
25 Nëntor, 15:46
-
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
25 Nëntor, 15:43