Borxhet KESH-CEZ-Qeveri
lëmshi nis ç’koklavitjen

Borxhet KESH-CEZ-Qeveri<br />lëmshi nis ç’koklavitjen
TIRANE- Borxhet e mëdha brenda sistemit elektroenergjetik shqiptar, duket se po marrin zgjidhje. Lëmshi i koklavitur i borxheve që institucionet e shtetit i kanë “CEZ-Shpërndarjes” dhe kjo e fundit Korporatës Elektroenergjetike, ka nisur me procesin e shlyerjeve të detyrimeve të ndërsjella. Kjo do të bëjë që të shuhen me kompensim nga ky borxh, rreth 4.5 mld lekë.
 
Kompania “CEZ Shpërndarje” ka rënë dakord që të heqë nga lista e borxheve që i kanë institucionet buxhetore këtë shumë, ndërsa KESH-i ka rënë dakord që të heqë nga lista e borxheve të tij, të njëjtën vlerë borxhi që kompania CEZ i kishte. Po ashtu, edhe Ministria e Financave ka vendosur të shuajë borxhin që Korporata Elektroenergjetike i kishte kësaj ministrie, për shkak të garancive të vendosura për importin e energjisë.
 
Në këtë mënyrë, qeveria ka ulur ndjeshëm nivelin e borxhit që ka sistemi elektroenergjetik shqiptar, që sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, në total arrin në 200 milionë dollarë. Në këtë mënyrë po merr zgjidhje edhe zinxhiri i ngatërruar i borxheve mes institucioneve buxhetore dhe kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike.
 
Shuarja e borxheve, i hap rrugën një faze tjetër, asaj të shlyerjes së detyrimeve të tjera që janë mbi shumën 4.5 mld lekë, që është shuar me marrëveshje për faktin se është detyrim i ndërsjellë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç