Borxhet, ministria e Financave
paguan 160 mln USD për faturat

Borxhet, ministria e Financave<br />paguan 160 mln USD për faturat
TIRANE- Deri më tani, kur është mbyllur java e dytë e muajit prill, Ministria e Financave ka zhbllokuar rreth 160 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH dhe atij energjetik.

Në muajin mars 2014, sapo qeveria shqiptare miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura ndaj biznesit dhe individëve, Ministria e Financave publikoi listën me subjektet dhe faturat për likuidim. Në lidhje me rimbursimin e TVSH, Ministria ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike Ministria është duke procesuar për vitet 2010-2011, te rimbursimi i TVSH ka avancuar duke mbyllur kështu 2013-n (pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi).

Nëse llogariten edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, në total fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin gati në 200 milionë dollarë. Për vitin 2014 është parashikuar në buxhet të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura dhe nga ecuria e deritanishme rezulton se është paguar gati më shumë se gjysma.

Në total, shifra e tyre shkon në mbi 72 miliardë lekë, ose 720 milionë dollarë amerikanë. Shlyerja po bëhet nga fondet e buxhetit të shtetit, pa ardhur ende huaja e akorduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, e cila do të përdoret për mbështetje të buxhetit.

Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç