Borxhi 15 mijë €, KPK: Vëllai i Bashkim Dedjes me kredi 40 mijë €. Kreu i Kushtetueses: Riverifikoni

Borxhi 15 mijë €, KPK: Vëllai i Bashkim Dedjes me kredi 40 mijë €. Kreu i Kushtetueses: Riverifikoni

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, nesër do të njihet me vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nëse kalon apo jo testin e Vettingut.

Burime pranë KPK-s kanë bërë me dije se Dedja ka paraqitur një kërkesë për rishqyrtimin e gjetjeve për pasurinë e tij mes tyre dhe një huaje që ai ka marrë borxh nga i vëllai i tij në vlerën e 15 mijë euro.

Sipas të njëjtave burime, KPK ka gjetur nga kontrolli se vëllanë, nga i cili Dedja ka marrë hua 15 mijë euro, më parë kishte marrë një kredi prej 40 mijë euro dhe ishte në pamundësi për t’i dhënë borxh kreut të Kushtetuese.

Por në pretendimet e tij, Dedja kërkon të riverifikohet kjo situatë, pasi vëllai që pretendon KPK me kredi nuk është ai, por ndoshta një person që rastësisht ka të njëjtat gjeneralitete me vëllanë e tij që i ka dhënë borxhin.

Bashkim Dedja, njeriu më i lartë në kupolën e drejtësisë shqiptare, rrezikon të mos e kalojë Vettingun. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese rezulton me probleme në justifikimin e pasurisë së tij, edhe pse DSIK dhe KLD kanë deklaruar se ai plotëson kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësimit profesional. 
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë