Borxhi, eksperti në ‘5 pyetjet’: Qeveria ka dështuar të marrë kreditë e buta nga fondi i konferencës së tërmetit, s’do të kishim nevojë tani për eurobondin 700 mln euro

TIRANË- Kuvendi ka miratuar projektligjin për marrjen e eurobondit prej 700 milionë euro, ku pritet që Shqipëria do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin në fillim të nëntorit. Për ekspertin e ekonomisë, Azbi Stringa kjo do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, pasi rritja e borxhit do të sjellë rritjen e diferencës mes të ardhurave dhe shpenzimeve. I ftuar në ‘Report Tv’, në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, eksperti thotë se me marrjen e eurobodit borxhi publik rritet shumë, përkatësisht shkon në 80%. Sipas tij, ndodhemi në këtë situatë për shkak se jemi goditur dy vite më parë tërmeti dhe më pas nga pandemia e COVID-19.

“Të ardhur që mbledhim nga taksat janë më pak se shpenzimet që kemi për të kryer. Prandaj detyrohemi të marrim borxh në treg të brendshëm ose të jashtëm. Ajo që qeveria mund të marrë brenda Shqipërisë është e limituar, sepse sa më shumë merr aq më pak ka për të financuar ekonominë. Prandaj alternativa tjetër borxhi i jashtëm, është eurobondi. Ne dalim për arsye s kemi detyrën të rifinancojmë borxhin që na maturon nga vitet e mëparshme. Ne nuk e ulim asnjë herë stokun e borxhin në nivel absolut, rritet nga viti në vit, për sa kohë që në shpenzimet i kemi më të mëdha se të ardhurat që ka buxheti, por me shpresën që të ulet GDP.

Me daljen në eurobond borxhi aktual është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, jemi në shifra shumë të larta. Kjo na erdhi për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Në vitin 2020, 2021, 2022 qeveria e ka kufirin që shpenzimet i tejkalojnë të ardhur në 1 miliardë shtesë. Në tre vitet që po flasim janë 3 miliardë dollarë për të rritur borxhin. Ne kur na kapi kriza e kishim borxhin 68% sipas qeverisë, sipas FMN në 70%. Ne ishim angazhuar që do ta ulnim nën 60%, po ta kishim ulur do ta kishim 70% sot”, tha Stringa për Report Tv.

Eksperti Stringa kritikon qeverinë shqiptare se nuk ka marrë asnjë lek nga 700 milionë euro kredi që u vu në dispozicion nga konferenca e donatorëve pas tërmetit tragjik të vitit 2019. Ai thotë se nëse qeveria do të kishte marrë kredi nga donatorët, nuk do të kishte nevojë të merrte eurobond-in.

“Qeveria ka deklaruar se 700 milionë euroshi në tregjet e jashtme do na shërbejë për të na financuar këtë 1 mld që kemi deficit për vitin 2022 dhe gati 400 mln do i marrim në tregun e brendshëm. Pra po flasim për 1.1 mld që do marrë borxh 2021 në tregun e jashtëm dhe të brendshëm.

Fatura tërmetit nga konferenca e donatorëve është 1 mld euro dhe kjo është një deklaratë zyrtare e qeverisë. 700 mln do ishin kredi të buta. Sa kredi kemi marr ne nga këto që thotë qeveria. Po të kishim marrë 700 nga kredia e donatorëve nuk do kishim nevojë për eurobond. Eurobondi po merret për të financuar rindërtimin. S’ka asnjë kredi të deklaruar. Grantet janë marrë por kreditë jo. Po të shohim regjistrin e borxhit zyrtar nga nëntori 2020 në nëntorin 2021 nuk figuron asnjë kredi e marrë për këtë arsye”, u shpreh Stringa.

5 ditë më parë Kuvendi miratoi projektligjin për marrjen e eurobondit prej 700 milionë euro. Kuvendi e miratoi me 78 vota pro, ndërsa pritet që Shqipëria do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin në fillim të nëntorit. Ky borxh do të shlyhet nga 7 deri në 10 vite dhe do të përdoret për disa sektorë. Ky është eurobondi i 5 që vendi do të marrë.

Po me 78 vota pro Kuvendi miratoi marrjen e borxhit në BERZH prej 70 milionë eurosh për OSHEE për përballimin e pasojave të pandemisë në këtë sektor. Drita jeshile iu dha edhe miratimit të buxhetit faktik të vitit 2020 me 76 vota pro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike