Sipas të përditshmes gjermane "Spigel", zyrtarë të lartë të FMN-së i kanë shprehur autoriteteve të Brukselit kërkesën e tyre për këtë bllokim. Kërkesë e cila do të sjellë moslëvrimin e ndihmës financiare për Greqinë në muajin Shator.
Aktualisht, trojka e përbërë nga FMN, BE dhe ECB është duke shqyrtuar mënyrën në të cilën Athina po zbaton programin e reformave të rëna dakord. Por duket qartë se qeveria greke nuk do të reduktojë borxhin publik deri në vitin 2020 në 120 % të GDP-së. "
DALJA E KONTROLLUAR NGA EURO
Në kushtet ku Athina kërkon më tepër kohë për shlyerjen e borxheve, trojka është vënë në vështirësi për paketën e dytë të ndihmës prej 10 deri në 50 miliardë euro, të cilat në shumë vende të eurozonës nuk janë të gatshëm ti paguajnë.
Përveç kësaj, Holanda dhe Finlanda kanë vendosur si kusht që pjesëmarrës në ndihmën për Greqinë të jetë e përfshirë dhe FMN-ja. Spiegel shkruan gjithashtu se, sipas mendimit të vendeve të eurozonës, dalja e Greqisë nga euro do të jetë dicka që pritet. Fondi Monetar Ndërkombëtar për momentin nuk ka mundur, të arrij në një konkluzion i cili pritet brënda javës së ardhëshme.