Banka më e madhe në vend, Raiffeisen, uli ndjeshëm pjesën e saj, duke krijuar më shumë hapësira për aktorë të tjerë. Në fund të vitit 2012, pjesa e Raiffeisen Bank në tregun e bonove ra në 29.4%, nga 34.2% që ishte në fund të vitit 2012. Pjesa e bankave të tjera në borxhin e brendshëm publik arriti në fund të vitit 2012 në 37.5%, nga 34.85% që kishte qënë një vit më parë.
Ndërkohë, pesha e Bankës së Shqipërisë në treg u ul më tej gjatë vitit 2012 në 12.5%, nga 14.3% që ishte një vit më parë. Krahasuar me vitin 2008, pjesa e Bankës së Shqipërisë ka rënë me mbi pesë pikë përqindjeje, pasi BSH investon në bono një shumë të kufizuar, të trashëguar që nga koha kur financonte direkt borxhin publik. Banka Qendrore riinveston të njëjtën shumë në bono, por nuk e rrit atë më tej.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 2 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)