Nga ana e blerësve ka patur sërish mjaft kërkesë për të blerë këto letra me vlerë, çka ka bërë që interesi i tyre të ulet deri në 4.67 për qind në vit, nga 5.47 për qind në vit që ishte në ankandin e mëparshëm. Ndërkohë, administrata e re financiare ka njoftuar edhe për ditën e martë të javës së ardhshme, datë 24 shtator, një ankand tjetër, për dy lloje të tjera letrash: bono më afat njëvjeçar dhe tremujor maturimi.
Financat parashikojnë të shesin rreth 72 miliionë euro bono, të ndara në 6.7 miliardë lekë bono njëvjeçare dhe 2.3 miliardë lekë bono me afat tremujor maturimi. Në total, të martë do të dalin në shitje 10 miliardë lekë bono. Së bashku me shifrë e realizuar ditën e djeshme, ministria e Financave ka shtuar borxhin e brendshëm me ekuivalentin e rreth 90 milionë eurove.
Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)