TIRANË –   Drekat e darkat e zyrtarëve  të qeverisë “Berisha”,  që përbëjnë një pjesë të borxhit të pashlyer të saj ndaj bizneseve, t’u mbahen nga paga pikërisht atyre zyrtarëve, që i konsumuan.
 
Këtë propozim ka bërë sot në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe, gjatë diskutimeve për marrëveshjen e auditit të biznesve.
 
Ai theksoi në fjalën e tij qartë:
 
 “Borxhi i krijuar nga mosshlyerja e faturave të drekave e darkave të ish-ministrave nuk duhet të paguhet nga paratë e qytetarëve,  por t’u bëhet ngarkim e t’u mbahet nga rroga ish-ministrave!”
 
Sot, në Kuvend, mazhoranca diskutoi dhe më pas miratoi me 84 vota pro, marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj.
 
Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)