Borxhi, KESH i nis faturën
60 mln euro CEZ-it

Borxhi, KESH i nis faturën<br />60 mln euro CEZ-it
Kërkesa e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ndaj CEZ Shpërndarjes për likuidimin e faturave me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë eurosh ka mbërritur tani në fazën e ekzekutimit. Drejtori i përgjithshmë Engjëll Zeqo deklaroi dje se KESH i ka kërkuar Përmbarimit të kryejë ekzekutimin e detyrimit që kompania private e shpërndarjes i ka asaj. "KESH ka një klient të vetëm, CEZ-in, që nuk është i rregullt me pagesa ndaj nesh. Sot, arrin në 60 milionë euro borxhi që CEZ ka ndaj nesh, ndërsa jemi të detyruar të përdorimin overdrafte nga banka të nivelit të dytë si dhe garancinë nga qeveria" për të blerë energji, tha ai. Duke shtuar se "ne kemi dërguar tek Përmbarimi faturat tona, që janë titull ekzekutiv, për të bërë ekzekutimin ndaj CEZ-it, pasi kjo faturë na krijon mundësi financiare për pagesat tona në importin e energjisë".
Kompania CEZ nuk duhet të marrrë më energji nga KESH-i për të mbuluar humbjet në rrjet, tha Zeqo, duke vënë në dukje se "sot CEZ importon rreth 3.6 milionë kilovatorë në ditë dhe ne i kemi kërkuar zyrtarisht ERE-s që të ndërhyjë për të rritur këtë sasi importi, pasi realisht humbjet janë shumë herë më të mëdha".
Nga fillimi i muajit janar, KESH po importon një sasi prej rreth 8 milionë kilovatorësh në ditë, kurse konsumi ka arritur në mbi 25 milionë kilovatorë. "Kjo do të thotë një faturë më të madhe financiare për KESH-in për të furnizuar me energji elektrike, si detyrim ligjor që ka ndaj kërkesës së CEZ-it", tha ai.
Sipas kreut të Korporatës, "këto ditë i jemi drejtuar qeverisë që të na ndihmojë nga buxheti për të kredituar KESH-in, me qëllim, realizimin e importit dhe sigurimin e energjisë si mbështetje financiare apo dhe kredi me interesa të buta". Kjo, pasi në dhjetor qeveria garantoi me rreth 50 milionë dollarë një kredi për importin e energjisë nga ana e KESH-it. Nëse kjo thatësirë do të vijojë, këtë vit ne parashikojmë edhe rreth 1.5 miliardë kWh energji, me çmim mesatar rreth 60 euro për megavatorë për 2012-tën, që shkon në total në rreth 100 milionë euro në vit importe, sipas tij.
Ai deklaron edhe se situata e pavfavorshme hidrike, e nisur nga 2011-ta, ndikon dhe në planin e investimeve që KESH-i programon për tri HEC-et mbi Drin. "Vjet ne realizuam vetëm 30% të investimeve të programuara, për shkak të rritjes së sasisë së energjisë që duhej të importohej. Edhe në 2012-ën, duke njohur situatën, kemi miratur të njëjtin plan financiar, pra me më pak shpenzime dhe më pak investime. Ne, thjesht kemi planifikuar më të domosdoshmet për të mirëmbajtur agregatët e hidrocentraleve në punë dhe në gatishmëri, me qëllim që të jenë në çdo moment të aftë për të menaxhuar potencialin hidrik të instaluar në kaskadë", shprehet Engjëll Zeqo.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës