Borxhi në Eurozonë ulet për herë
të parë pas 6 vitesh në krizë
Borxhi i qeverive të Eurozonës ka shënuar rënie gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar. Sipas analistëve, kjo është një shenjë tjetër se blloku po del nga kriza.
BRUKSEL - Borxhi i qeverive të Eurozonës ka shënuar rënie gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar, për herë të parë në gjashtë vitet e fundit. Sipas analistëve, kjo është një shenjë tjetër se blloku po del nga kriza, pavarësisht se niveli i borxhit gjendet shumë më lart se kufiri i vendosur nga Bashkimi Europian.
Borxhi sovran në raport me prodhimin kombëtar, ra në tre ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, Gjermania, Franca dhe Italia, por gjithashtu edhe në Portugali, një ndër pesë vendet që aplikoi për ndihmë nga ndërkombëtarët për të shpëtuar financiat e saj. Në të gjithë Eurozonën borxhi ra lehtë, në 8 trilionë e 842 miliardë euro, deklaroi “Eurostat”, nga 8 trilionë e 875 miliardë euro që ishte në 3-mujorin e dytë të vitit të kaluar.
Në terma realë, borxhi total në bllokun që përdor monedhën e përbashkët ra në 92.7% nga 93.4% që ishte në periudhën Prill-Qershor. Në terma absolutë, kjo ishte rënia e parë që nga 3-mujori i katërt i vitit 2007. Komisioni Europian parashikon se përgjatë gjithë vitit 2014, borxhi do të rritet në 95.9% nga 95.5% që pritet të konfirmohet në 2013.
Borxhi i Gjermanisë, që është më i madhi në vlerë, në 2.12 trilionë euro, regjistroi rënien më të madhe në 78.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Francë ra në 92.7%. Borxhi i Italisë ra në 132.9%, por në Greqi, aty ku filloi kriza, niveli i borxhit u rrit deri në 171.8%, për shkak të dy paketave të ndihmës, që e shpëtuan vendin nga falimentimi.
Edhe në Spanjë borxhi u rrit në 93.4%, ndërsa në Portugali ra në 128.7% nga 131.3% që ishte në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Nivelet e borxhit në shumicën e vendeve të Eurozonës janë mbi limitin prej 60% të vendosur nga Bashkimi Europian. Vetën Estonia, Letonia, Luksemburgu dhe Sllovakia, e kanë borxhin poshtë këtij kufiri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23