Borxhi, Ngjela: Berisha, Bode
e Fullani duhet të jenë nën akuzë

Borxhi, Ngjela: Berisha, Bode<br />e Fullani duhet të jenë nën akuzë
TIRANE- Vjedhja e thesarit të Bankës së Shqipërisë, sipas avokatit Spartak Ngjela tregon qartazi për borxhin e lartë të vendit. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Ngjela thotë se përgjegjës për situatën e borxhit që vendi aktualisht ka është treshja Berisha-Bode-Fullani. Duke u ndalur tek ndryshimi i masës së sigurisë ndaj Ardian Fullanit, Ngjela thotë “nuk kam dëgjuar mbrojtje farë për Fullanin. Nuk është gjykatë kjo”. Ndërsa vlerëson sërish vendimin e Prokurorisë, për arrestimin e ish-guvernatorit pas akuzave për shpërdorim detyre.
 
Ndërsa, analisti Artan Hoxha thotë se vendimi i sotëm nuk është pafajësi për Fullanin, por thjesht ka ndryshuar masa e sigurisë. Hoxha shton se mund të ketë një klasifikim tjetër të veprave penale për të gjithë të arrestuarit lidhur me këtë çështje.
 
Duke u ndalur tek komandimi i zv/guvernatores Elisabeta Gjoni, Hoxha thotë se ishte një veprim i nevojshëm për mbarëvajtjen e sistemit bankar në vend, dhe mirëfuksionimin e institucionit të Bankës së Shqipërisë.
 
Por, avokat Ngjela, shkon edhe më tej, në qëndrimin e tij sa i takon “treshes Berisha-Bode-Fullani”, përgjegjësitë janë të përbashkëta, pasi sipas tij ata nuk mund të vepronin pa konfirmimin e njëri-tjetrit.
 
A ka patur të fshehta në ndryshimin e masës për Ardian Fullanin?
Ngjela:
Vendimi është i rregullt pasi sërish bëhet fjalë për një masë arresti. BSH ka qenë shumë e fshehtë si bankë. Guvernatori nuk ka qenë ndonjë brilant, madje nuk duhet të ishte Guvernator. Që ka skandal në atë bankë ka, pasi tani del i qartë borxhi i vendit. Spikat një treshe, Berisha-Bodja dhe Fullani duhet të jenë nën akuzë. Borxhi është i lartë. Nuk ka mbrojtje dhe Shqipëria është e detyruar sot të marrë një guvernator të ri që të stabilizojë sistemin monetar në vend. nuk kam dëgjuar mbrojtje farë për Fullanin. Nuk është gjykatë kjo. Është hap pozitiv që Prokuroria e çoi në burg. Por nuk ka ekspertë këtu. Kemi përsëri një hije të madhe të blerja e Dajtit. Si masa monetare dhe asetet e Bankës në konceptin juridik është e njëjta gjë. Ka çelësa të mëdhenj; përcaktimi i normës së interesit dhe monedha, vlerësimi apo zhvlerësimi i saj. Keni dëgjuar ndonjëherë të ketë ndihmuar ekonominë. Këta nuk kanë treguar asnjë gjë deri tani. Mos t’u duket gjë e thjeshtë, ai guvernatori është përfaqësuesi i pronarit të madh të masës monetare në treg. Rritja ose pakësimi i masës monetare në treg është shkencë. Kam parë një vjedhje në një mënyrë banale, dhe për shkak të borxhit të lartë këta të tre duhet të jenë në akuzë.
 
A pati presion politik mbi Gjykatën e Apelit?
Hoxha: Vendimi i sotëm nuk është pafajësi për Fullanin, thjesht ka ndryshuar masa e sigurisë. Mund të kemi klasifikim tjetër të veprave penale për të gjithë të arrestuarit lidhur me këtë çështje. I pandehuri kryesor ka deklaruar se është i trembur për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri, dhe shumës së kishte vjedhur, dhe për këtë ka vendosur të vetëdeklarohet. Siguria e objektit ka kushtuar 3.5 milionë euro. Objekti më i sigurt në Shqipëri të ruaj vetëm 40 ditë filmime duket pak e çuditshme. Edhe kjo mënyrë vjedhje është e paverifikuar nëse ka ndodhur kështu.

Ngjela: Ne nuk mund të dalim të diskutojmë për hetimin, ndërkohë që hetimi është sekret. Dhe tani i thotë se duhet të ekspozohen provat hap pas hapi. Këto janë broçkulla kot. Është një strukturë gjymë-akuzatore e gjysmë-inkuizitore. Këto ditë pamë konspiracion. Borxhi është i lartë, dhe ai e ka në dorë. Ai kontrollon shpenzimet e qeverisë. Nuk ka guvernator në Shqipëri. Politika monetare është ajo që mban stabël çmimet.
 
Çfarë elementësh të rinj ka që nuk janë bërë publikë?
Hoxha: Nëse kemi vënë re daljen në publik të ish-kryeministrit me një gjuhë të ashpër lidhur me vendimin e Prokurorisë, dhe mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës, pati reagime të mëtejshme. Nëse nuk do ishte bërë komandimi i Guvernatores në detyrë do të kishte probleme për shpërndarjen e parave të bankave të nivelit të dytë, pasi për këtë duhet firma e Guvernatorit. Duhet komandimi i Zv-Guvernatores për të marrë në dorë situatën, pasi nëse do kishte dorëheqje të këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë do të binte në kolaps. Gjatë kësaj kohe një pjesë e anëtarëve të këshillit ishin me pushime, njëri ishte në krocerë.

Ngjela: E vetmja lidhje që mund të ketë Santoja nëse ka gisht ky grup, janë vetëm transfertat. Ka qenë e ndaluar transferimi i parave jashtë shtetit pa një kontratë. Ky guvernator e ndryshoi e bëri pa limit. Nuk e lejonte FMN. Lejohej deri në 30 mijë dollarë në vit. Nëse ajo bankë që ka të dhëna se është marrë me transferta atëherë mund të jetë pjesë e korrupsionit, e nëse është kështu ata të vrasin. Por të mos dojë ministri i Financave, Guvernatori nuk bën dot asgjë. Po edhe po të mos dojë Guvernatori, ministri i Financave dhe Kryeministri nuk bëjnë dot asgjë. Nëse ka ndodhur kjo, janë përgjegjës të tre, nëse nuk ka ndodhur atëherë s’ka asgjë. Por vjedhja ka ndodhur. Ku kanë shkuar paratë kjo nuk dihet. Se për çfarë janë përdorur nuk dihet. Këta janë kalamaj në vjedhje, janë xhepista.

Si e shikoni reagimin e politikës pas kësaj ngjarje. Kemi parë një sulm të Berishës dhe një heshtje totale nga ana e qeverisë?
Ngjela: Rama nuk ka se fare të flasi sepse duhet të respektojë hetimin. Ka bërë mirë që nuk ka folur. Duhet të vijë patjetër një guvernator i huaj. Nuk kemi Guvernator, duhet të jetë ekspert, matematicien. Sot bankat janë zhvilli. Bankat janë të mbushura me para prandaj ul normën e interesit. Do e çojë -1. Duhet të marrin në punë një ish-guvernator i cili punon në OXford. Hollanda ka Guvernator Gjerman.  Nëse ke sistem nuk vidhet. Kryeministri duhet ta marrë seriozisht këtë çështje. Duhet një ish-Guvernator që ka dëshmuar  se sjell rritje. Nëse bën këtë gjë, do të bëjë shumë mirë. 

A pati standard të dyfishtë në vendimet e sotme të gjykatës?
Hoxha: U la në burg inspektorja Golemi, dhe u dërgua në shtëpi Fullani. Duhet të kishte një vendim ndryshe, dhe jo standard të dyfishtë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën