Borxhi publik,Financat:21 gusht
Ankandi i dytë për 15 mln euro

Borxhi publik,Financat:21 gusht<br />Ankandi i dytë për 15 mln euro
TIRANE - Ministria e Financave njoftoi se ditën e martë, datë 21 gusht 2012, do të zhvillohet ankandi i bonove të thesarit në euro, me afat maturimi 12-mujor në Bankën e Shqipërisë. Data e emetimit të këtyre bonove është dy ditë më pas, më 23 gusht, kur mund të tërhiqen edhe interesat, ndërkohë që data e maturimit është 22.08.2013.

Shuma e përgjithshme e shpallur është 15 milionë euro, e gjitha e vënë në dispozicion të personave fizikë, juridikë apo bankave. Banka e Shqipërisë nuk do të marrë pjesë në blerjen e këtyre bonove.

Ky është ankandi i dytë i Financave në euro. Ankandi i parë, sërish me synimin për të siguruar 15 milionë euro për buxhetin e shtetit, përfundoi nën synimet e qeverisë, duke qenë se u shitën bono vetëm për 11.1 milionë euro.

Pas kësaj, zyrtarët e ministrisë kanë dalë disa herë në publik, duke bërë thirrje për qytetarët, sidomos për emigrantët, që të investojnë në këto letra me vlerë në valutë. Ankandet zhvillohen në një kohë kur të ardhurat buxhetore po ulen shumë poshtë parashikimeve, ndërkohë që deficiti vjen në rritje, pasi janë tejkaluar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet, sidomos ato operative e të mirëmbajtjes.

Në ankandet e zhvilluara sot për bono thesari në lekë janë vënë re ulje të normës së interesit, si për bonot njëvjeçare, ashtu edhe për ato me afat 6-mujor maturimi. Të parat janë shitur me interes 7.20 për qind, nga 7.26%, që ishte ky interes ankandin e mëparshëm, ndërkohë që të dytat kanë kaluar në një interes me bazë vjetore në masën 6.22%, më një ulje të vogël nga 6.24% që ishin në ankandin e korrikut.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban