Borxhi publik, gjatë vitit 2013
u rrit 405 mln euro më shumë

Borxhi publik, gjatë vitit 2013<br />u rrit 405 mln euro më shumë
TIRANE- Borxhi publik është rritur më 405 milionë euro, që nga viti 2012. Shuma është e konsiderueshme, kur merret parasysh periudha kohore relativisht e shkurtër, gjatë së cilës ka ndodhur kjo rritje. Ndërkaq, vetëm gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2013, ka pasur një rritje të theksuar të borxhit publik. Ministria e Financave publikoi dje shifrat zyrtare të borxhit, ku vihet re se ai ka kaluar në afro 885 miliardë lekë, nga 828 miliardë, që ishte në fillim të vitit 2013.
 
Krahasime
Në raport me vitin 2012, borxhi publik u rrit me afro 57 miliardë lekë ose me 6.8%. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vitin 2013 borxhi i brendshëm arriti në 521 miliardë lekë ndërsa, ai i jashtëm në 364 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2009, në vitin 2013 borxhi i brendshëm u rrit me 106 miliardë lekë, ndërsa ai i jashtëm me 96 miliardë lekë. Përsa i përket borxhit të pushtetit vendor, në vitin 2013, ai kapi shifrën 391 milionë lekë.
 
Detyrimet
Në buxhetin 2014 u shtua edhe zëri i detyrimeve, që Qeveria u ka sipërmarrjeve private për punime dhe shërbime të kryera. Këto detyrime kapin shifrën e 72.6 miliardë lekë. Për t’i shlyer ato, Qeveria është në negociatë për marrjen e një huaje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Është parashikuar që këto detyrime, të shlyhen në një periudhë 3-vjeçare.
 
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë