Borxhi Publik i Shqipërisë, rritje
1 milion euro në ditë më 2012

Borxhi Publik i Shqipërisë, rritje<br />1 milion euro në ditë më 2012
TIRANE - Borxhi publik i Shqiprisë është rritur mesatarisht më se një million euro për çdo ditë të vitit të kaluar. Ministria e Financave ka publikuar shifrat e borxhit, sipas të cilave në ditën e fundit të vitit 2012, borxhi publik shënonte 828 miliardë e 276 milionë lekë, ose 8 miliardë dollarë (5.9 miliardë euro).

Ky borxh është rritur në masën 7 për qind gjatë 12 muajve të vitit të kaluar, kur u regjistruan detyrime në total në masën 772.7 miliardë lekë. Shifra është 400 milionë euro më e lartë se ajo e 2011-ës (rritje me 55.5 miliardë lekë brenda vitit).

Në një kohë kur Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur rreth 1-2 për qind, rritja e borxhit me këto ritme është shumë shqetësuese. Por, pavarësisht nga ky rezultat, qeveria hoqi krejtësisht edhe kufirin ligjor që e pengonte ta rriste borxhin mbi 60 për qind të PBB-së, duke e lënë pa kurrfarë kontrolli shifrën maksimale të tij.

Për të paguar interesat dhe principalin e borxhit, janë përdorur vitin e kaluar nga buxheti i shtetit 372 milionë euro. 34 miliardë lekë janë përdorur për interesat e borxhit të brendshëm, ndërkohë që 7.5 miliardë lekë kanë qenë interesat e paguara më 2012 për borxhin e jashtëm. Principali i paguar për borxhin e jashtëm ka qenë 13 herë më i madh se në vitin 2001.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.02.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them

Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them