Në rast se do të paguanin borxhin qeveritar në këto momente, çdo shqiptari do t’i duhej të nxirrte nga xhepi 2758 euro. Sipas të dhënave të përllogaritura nga “Monitor”, stoku i borxhit publik për frymë është 2758 euro (në total borxhi përllogaritet 7.8 miliardë euro), ndërsa raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto 70.95%.

Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh. Borxhi i mundëson qeverive që të mbulojnë mangësitë pa u dashur të rriten taksat apo pa shkurtuar shpenzimet publike. Por, një borxh i lartë mund të dëmtojë ekonomitë, veçanërisht gjatë periudhave të recesionit. Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarësh për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë. Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.

Shtetet me normë më të lartë borxhi
Janë 17 shtete që kanë borxh më të lartë se produkti i tyre vjetor (mbi 100% e PBB-së). Shumë prej tyre janë në rrezik falimentimi. Islanda qe në prag falimentimi në 2008-n. Japonia dhe Singapori bëjnë përjashtim. Japonia më së shumti i detyrohet qytetarëve të saj, të cilët blejnë bono qeveritare si një mënyrë e kursimeve personale. Pjesa më e madhe e borxhit të qeverisë i detyrohet shoqërive të sigurimit dhe fondeve të pensionit. Në fakt, Singapori nuk ka marrë financuar me borxh deficitin që nga viti 1980.

228% — Japonia
205% — Zimbabve
182% — Greqia
157.5% — Italia
139% — Libani
129% — Portugalia
123% — Eritrea
123% — Xhamajka
116% — Cabo Verde
110% — Grenada
107% — Qipro
107% — Belgjika
106% — Singapori
105% — Porto Riko
101% — Irlanda
101% — Barbados
101% — Spanja

Shtetet me normë më të ulët
11 shtete e kanë normën e borxhit më të ulët se 10% i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa vende, si Arabia Saudite, kanë shumë të ardhura, më së shumti prej burimeve natyrore, për të paguar për shërbimet e tyre qeveritare. Ata kanë një rritje të shëndetshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kështu që nuk kanë nevojë që të financojnë rritjen ekonomike nëpërmjet shpenzimeve./monitor/

6% — Wallis and Futuna
5% — Taxhikistani
6% — Libia
7% — Liberia
0% — Oman
5% — Gjibraltari
8% — Arabia Saudite
3% — Uzbekistan
6% — Kiribati
3% — Algjeria
5% — Kuvajti

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com