Borxhi publik në lekë, 17% e
Prodhimit të Brendshëm Bruto

Borxhi publik në lekë, 17% e<br />Prodhimit të Brendshëm Bruto
TIRANE - Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit bruto në rajon (duke përjashtuar garancinë), i cili ka ardhur vazhdimisht në rritje në tre vitet e fundit. Ajo ka gjithashtu borxhin më të lartë për t’u paguar në monedhën vendase në raport me PBB-në, në rreth 17% të PBB-së, nga 7% që është ky tregues për shtetin e dytë pas Shqipërisë, që është Maqedonia me 7%.

Të dhënat bëhen të ditura në raportin e Bankës Botërore, “Evropa Juglindore:  Raporti i Zhvillimeve Ekonomike: Nga recesioni i dyfishtë tek rimëkëmbja e brishtë”. Kombinuar dhe me faktin që pjesa më e madhe e tij është afatshkurtër, Banka Botërore paralajmëron se borxhi publik afatshkurtër vendas e ekspozon qeverinë ndaj rrezikut të rinovimit të borxhit.

Mesatarisht, borxhi i përgjithshëm qeveritar (përjashtuar garancitë dhe faturat e bankave qendrore) u rrit nga 37 për qind e PBB në fund të vitit 2011 në 42 për qind në fund të vitit 2012. Rritja e Serbisë ishte rreth 12.5 pikë përqindje, nga 39.7 në 52.2 përqind të PBB përjashtuar garancitë (duke përfshirë garancitë borxhi publik bruto i Serbisë ishte mbi 60 përqind në 2012).

Shqipëria e ndryshoi ligjin për të qenë në gjendje të kapërcente tavanin e borxhit të saj prej 60 për qind të PBB. Borxhi afatshkurtër, veçanërisht në monedhat vendase, ka arritur të mbizotërojë portofolin e borxhit të disa vendeve.

Gati gjysma e borxhit vendas të Shqipërisë maturohet brenda fundit të vitit. Borxhi publik afat-shkurtër vendas e ekspozon qeverinë ndaj rrezikut të rinovimit të borxhit.

Megjithëse bankat tregtare aktualisht kanë likuiditet dhe tendencë të rinovimit të borxhin publik afat-shkurtër, një ndryshim në mjediset e jashtme ose të brendshme financiare ose ekonomike mund të reduktojë gatishmërinë e tyre për ta bërë.

Prandaj do të ishte e mençur të merreshin në konsideratë të gjithë këto rreziqe kur hartohen politikat fiskale dhe të borxhit, këshillon Banka Botërore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin