Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave përgjatë vitit të kaluar, ka dhënë ndikim pozitiv në uljen e borxhit publik të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave borxhi publik në përqindje, vitin e kaluar ka prekur nivelin më të ulët të dekadës, duke rënë në 53.04% të PBB-së ose rreth 1.17% më pak se në dhjetor të vitit 2024. Por e përkthyer në vlerë, borxhi i vendit ka ardhur në rritje, duke u përllogaritur në rreth 14.5 miliardë euro, nga 14.1 miliardë euro në 2024-n.
Ndikim në rritjen e borxhit në vlerë ka dhënë marrja e eurobondit prej 650 milionë euro në shkurt të vitit të shkuar, me normë interes 5% dhe maturim 10 vite.
Bazuar në këtë raport, duket se rënia e borxhit në përqindje ka ardhur kryesisht nga zhvlerësimi i valutave, pasi borxhi i jashtëm që merret në monedhë të huaj është në rënie me 120 milionë euro krahasuar me vitin 2024, ndërsa borxhi i brendshëm që merret në Lekë, është rritur me 500 milionë euro.
Në vlerë, borxhi i jashtëm ka zbritur në 5.9 miliardë euro nga pak më shumë se 6 miliardë euro që ishte në vitin 2024 thotë Ministria e Financave, ndërsa borxhi i brendshëm është rritur nga rreth 8 miliardë euro në 8.5 miliardë euro.
Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime.
Komente












Po normal, shtet qe vec vjedh, vjedh importuesi qe nuk ul cmimet, vjedh operatori turistik me kursin e kembiminit, pse mos vjedhi dhe padrino perfundimtar i narkoshtetit me uljen e buxhetit pas tere atyre tenderave qe ka vjedh.
Përgjigju