TIRANE - Është rritur me 2.5 milionë euro në 24 orë mesatarisht borxhi i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të vitit në vazhdim, sipas statistikave më të fundit të ministrisë së Financave.
Një trend i tillë ka qenë edhe në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipërisë, guvernatori i së cilës ka shprehur së fundi shqetësimin pse qeveria pranoi të heqë tavanin e borxhit, që ishte fiksuar në 60% të PBB-së.
Sipas ekonomistit Prof.Ardian Civici, në rajonin tonë vetëm Shqipëria dhe Serbia kanë një borxh publik mbi 60% të PBB-së (të dyja vendet e kanë 63%), ndërkohë që Bullgaria e ka rreth 18%, Maqedonia 31%, Rumania afro 35%, Bosnjë-Hercegovina 45%, etj.
Sipas Drejtorisë së Menaxhimit të Borxhit në ministrinë e Financave, aktualisht borxhi publik i vendit është 6.2 miliardë euro, me një rritje nga fundi i marsit të një viti më parë me 512 milionë euro.
Por, ndërkohë që ritmi mesatar ditor i rritjes së këtij borxhi ka qenë në hapësirën 12-mujore me 1.4 milionë euro në ditë, 90 ditët e para të këtij viti rritja ka qenë edhe më e shpejtë.
Ndërkohë, borxhi publik i Shqipërisë ishte rritur mesatarisht një milion euro për çdo ditë të vitit të kaluar, nga janari në dhjetor. Rritja në total ka qenë 9 për qind.
Borxhi i jashtëm është rritur në masën 176 milionë euro në periudhën 31 mars 2012-31 mars 2013 ose 7.2 për qind. Ndërkohë, qeveria ka qenë shumë më aktive për borxh të brendshëm.
Në tregun e letrave me vlerë të qeverisë janë siguruar fonde, që kanë kontribuar në rritjen e borxhit të brendshëm me 333 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit, ose 46.6 miliardë lekë të reja më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja ka qenë në nivelin 10.4 për qind në shkallë vjetore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com