Borxhi publik shqiptar rritet
me 2.5 milion euro në ditë
Borxhi publik i Shqipërisë ishte 6.2 miliardë euro më 31 mars, njoftoi ministria e Financave. Në 12 muaj ai është rritur më shumë se gjysmë miliardi euro dhe nga janari deri në mars është rritur me ritëm 2.5 milionë euro në ditë.
TIRANE - Është rritur me 2.5 milionë euro në 24 orë mesatarisht borxhi i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të vitit në vazhdim. Sipas Drejtorisë së Menaxhimit të Borxhit në ministrinë e Financave, aktualisht borxhi publik i vendit është gati 860 miliardë lekë, ose 6.2 miliardë euro, me një rritje nga fundi i marsit të një viti më parë në masën 512 milionë euro.
Por, ndërkohë që ritmi mesatar ditor i rritjes së këtij borxhi ka qenë në hapësirën 12-mujore me 1.4 milionë euro në ditë, 90 ditët e para të këtij viti rritja ka qenë edhe më e shpejtë. Ndërkohë, borxhi publik i Shqipërisë ishte rritur mesatarisht një milion euro për çdo ditë të vitit të kaluar, nga janari në dhjetor. Rritja në total ka qenë 9 për qind.
Borxhi i jashtëm është rritur në masën 176 milionë euro në periudhën 31 mars 2012-31 mars 2013. Në lekë shqiptarë, kjo rritje ka qenë 24.7 miliardë, duke shënuar 7.2 për qind shtesë.
Ndërkohë, borxhi i brendshëm ka qenë shumë më aktiv. Në tregun e letrave me vlerë të qeverisë janë siguruar fonde, që kanë kontribuar në rritjen e borxhit të brendshëm me 333 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit, ose 46.6 miliardë lekë të reja më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja ka qenë në nivelin 10.4 për qind në shkallë vjetore.
Sa i përket kostos së këtij borxhi për financat e shtetit, sipas statistikave zyrtare del se janë paguar në tre muajt e parë të këtij viti 11.75 milionë euro principal dhe 6.25 milionë euro interesa, në një total prej 18 milionë eurosh.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44