Boshatiset arka e Bashkisë Lezhë
Punonjësit pa paga që prej shkurtit

Boshatiset arka e Bashkisë Lezhë <br />Punonjësit pa paga që prej shkurtit
LEZHE - E zbrazur dhe e varur tërësisht nga mbledhja e të ardhurave dhe tarifave vendore. Ky është fati i arkës së Bashkisë Lezhë, situatë e cila ka reflektuar edhe tek punonjësit e administratës, të cilët nuk janë paguar ende per muajin shkurt ndërsa duket se edhe muaji mars do të kalojë në këtë gjendje.

Asnjë pagesë nga biznesi i vogël, ndërsa të ardhurat nga taksa mbi biznesin e madh nuk përmbushin nevojën që ka Bashkia e Lezhës për para.

Përgjegjësja e sektorit të Tatim Taksave në Bashki, Liljana Dushku, ka bërë të ditur se këto pagesa fillojnë pas datës 1 prill dhe zenë 40 % të të ardhurave totale, ndërsa nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mungesën e të ardhurave nga ndërtimet e reja.

Problemet financiare të Bashkisë së qytetit të Lezhës kanë qenë të dukshme edhe më parë, kjo pasi edhe për vitin 2012 pati mosrealizim të ardhurash në masë të konsiderueshme, të cilat u përkthyen në mungesë investimesh të pritshme në këtë qytet.

Ndonëse fillimi i muajit prill është afati i pagesave për këstin e parë të taksave dhe tarifave vendore, mbetet ende për t’u vlerësuar se cili do të jetë niveli i tyre, pasi deklarimet për krizë duket që do të reflektojnë sërish në pagesat e detyrimeve që biznesi në Lezhë ka ndaj Bashkisë së këtij qyteti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi