A1Report sjell pamjet e qelive të izolimit, ku sot e vetmja gjë që ndodhet janë krevatet e boshatisura dhe shkrimet e të burgosurve në faqe muresh apo dyer të dhomave.
E teksa ka nisur të ndërtoje tualetin dhe ambientet e dushit në qelinë e parë të 313-ës, një prej punëtorëve na shpjegon se si do të transformohen ambientet e dhomave në të gjitha katet.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve shpjegon se si janë transferuar 320 të paraburgosurit nga “Jordan Misja” dhe nevojën e rikonstruksionit që po kryhet.
Projekti i rikonstruksionit është i ndarë në tre faza, ku pritet që pas krijimit të tualeteve dhe dusheve në çdo qeli të ketë dhe zgjerim në ambientet e tjera përfshi ato të takimit me familjarët si dhe hapësirave të mensës, bibliotekës dhe sallës së lojërave.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)