BEOGRAD, 17 nëntor /ATSH-DPA/ - Autoritetet boshnjake njoftuan sot se kishin arrrestuar 12 serbë etnikë të dyshuar për mizori gjatë luftës së Bosnjes, 1992-95.
Agjencia shtetërore boshnjake e sigurisë, SIPA deklaroi se të dyshuarit, tashmë 45 deri në 71 vjeç, mendohet se kanë vrarë 29 gra dhe fëmijë në fshatin, Zeçovi, pranë Prijedorit, në perëndim të vendit, në korrik 1992.
"Të dyshuarit ishin anëtarë të autoriteteve serbo-boshnjake, të ushtrisë dhe policisë", theksoi SIPA.
Sipas saj, të arrestuarit kishin përdhunuar, torturuar dhe vrarë viktimat e tyre përpara se të digjnin edhe trupat e tyre në një zonë ende të paidentifikuar.
Ndërkohë, edhe gjashtë persona të tjerë janë në kërkim për akuza të ngjashme./ a.jor.











