Bosnje-Hercegovina ka nevojë për të kryer reformat e duhura për përshpejtimin e hapave të saj drejt Evropës, deklaroi ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini, e cila ishte të enjten për një vizitë zyrtare në Sarajevë, ndalesa e parë e një turneu në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, gjatë
një interviste të botuar sot për të përditshmen e njohur boshnjake "Oslobogjenje", Mogherini thekson se Brukseli pret sinjale konkrete nga drejtuesit boshnjakë. "Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe investimi në aspektin e zhvillimit, demokracisë dhe sigurisë nuk është vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën", u shpreh ministrja. Për Mogherinin, Bosnja nuk duhet të vonojë më në aspektin e afrimit më pranë Evropës dhe për këtë Brukseli pret shenja të progresit. "Mbështetja evropiane nuk është në diskutim, por udhëheqësit e Bosnjes tani duhet të bëjnë pjesën e tyre. Në bazë të mandatit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme të tetorit, ne presim që qeveria e re të përcaktojë një program të qartë të reformave strukturore, që duhet të rifillojnë me ekonominë", deklaroi Mogherini./ATSH/
/Shqiptarja.com