Bosnje, muzeu kombëtar
drejt mbylljes, s'ka fonde

Bosnje, muzeu kombëtar <br />drejt mbylljes, s'ka fonde
Muzeu Kombëtar i Bosnjes, i cili i mbijetoi dy Luftërave Botërore si dhe rrethimit të Sarajevës gjatë viteve 90, është detyruar të mbyllë dyert e tij për shkak të mungesës së fondeve si dhe përçarjes politike.

Ky muze daton që në vitin 1888, kur Bosnje-Hercegovina ishte pjesë e Austro Hungarisë.

Edhe pse stafi i këtij muzeu kishte më shumë se një vit që nuk paguhej, ato sëbashku me studentë dolën në protestë gjatë ditës së enjte për të kundërshtuar mbylljen e tij.

Që nga përfundimi i luftës në 1995 grupet e ndara në bazë etnie në Bosnje kanë dështuar në rënien dakord e fondeve për kulturën.

Për vite me radhë, muzeu sëbashku me 6 qendra të tjera kulturore janë përpjekur të mbijetonin me të ardhura nga degë të ndryshme të qeverisë.

"Një institucion kaq kompleks nuk mund te jetojë me improvizime. Autoritetet duhet të ofrojë fonde për pagat e punonjësve, si dhe koston e funksionimit" u shpreh menaxheri i Muzeut Kombëtar Adnan Busuladzic.

Sipas tij muzeut i duheshin rreth 60,000 mijë euro në muaj për gjithë aktivitetin e tij të rregullt si dhe eventet e ndryshme.

Aktualisht Bosnje-Hercegovina nuk ka një ministër kulture qendrore. Vendi është i ndarë mes Federatës Kroato-Boshnjake dhe Republikës Serbo Boshnjake.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…