TIRANE - Zv. kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto dhe ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Mirko Saroviç kanë deklaruan dje në Tiranë se ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira politike mes dy vendeve që po reflektohen edhe në fushën ekonomike.
Të dy ministrat u shprehën për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe sektorin e agrobiznesit. “Duhet të shkojmë përpara duke integruar ekonomitë e rajonit, duke hequr pengesat, sidomos ato administrative, në shkëmbimet tregtare, duke shfrytëzuar potencialet ekonomike, si në sektorin energjetik, turizëm, agrobiznes apo në sektorin e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme”, tha Haxhinasto.
Në këtë drejtim CEFTA ka luajtur një rol të rëndësishëm, shtoi ai. Saroviç deklaroi se “potencialet për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtarë mes dy vendeve janë të mëdha”. Rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve përshpejton edhe integrimin e tyre në BE, theksuan të dy palët gjatë takimit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com