BOSTON- Festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë janë shtrirë edhe përtej Shqipërisë. Një grup emigrantësh shqiptarë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur në një aktivitet të posaçëm gjatë të cilit është ngritur flamuri shqiptar.

Të veshur me kostume popullore dhe me flamuj, emigrantët kanë uruar një përvjetor sa më të gëzueshëm. Gjergj Dollani, njëri prej të pranishmëve në festime tregoi me emocion për A1Report tregoi se ishte një aktivitet të tillë janë tepër të rëndësishëm.

”Pavarësisht se jetojmë jashtë Shqipërisë me mendje e zemër janë në atdhe”- tha Dollani. Aktiviteti u organizua nga shoqata Masachuset Besa, së bashku me organizatën Vatra. Me valle tradicionale shqiptare, si dhe është improvizuar skena e ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali.

(sg/shqiptarja.com)