Sot janë zhvuilluar disa nga ndeshjet më të rëndësishme për kualifikueset e kampionatit botëror Brazil 2014. Një nga ndeshjet më të forta që ka realizuar të gjitha pritshmëritë ka qenë ‘derbi’ i Ballkanit mes Kroacisë dhe Serbisë që ka përfunduar me rezultatin 2-0 për kroatët që blindojnë vendin e parë në grupin A, kualifikimi është thjeshtë formalitet.

Vendasit janë më kërkues që në fillim, pasi zgjidhën gjthcka që në pjesën e parë me golat e Mandzukiç dhe Oliç. Gjermania ashtu sikur pritej nuk gabon në Kazakistan, ku zgjidh gjithcka me Shvajnshtajger, Muller dhe Gotzes. Portugalia nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Izraelit pasi barazoi 3-3. Miqtë e nisin mirë me Alvesh, por më pas gabojnë me vendasit që kryesua deri në 3-1 pas golave të Hemed, Basat dhe Berdhot. Por luzitanët arritën të përmbysnin lojën dhe Postiga e Koentrao barazuan në 3-3 duke i dhënë një pikë të vlefshme në garën për vendin e dytë potugezëve.

Greqia ka humbur me Bosnje Hercegovinën me rezultatin 3-0. Angli ka shkatërruar me rezultatin 0-8 ekipin e San Marinos. Turqia, Holanda në grupin D kanë arritur fitore të lehta. Austria ka filuar me rezultat tenistik me Ishujt Faroe me shifrat 6-0. Bullgaria po 6-0 përballë modestëve të Maltës, ndërsa Çekia ka humbur në shtëpi me Danimarkën 0-3. Neser do të zhvillohet ndeshja mes ekipit të Zvicrës dhe Qipros, e vlefshme për grupin E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.




d.b/shqiptarja.com