Kolumbia shkatërron Greqinë me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e parë në grupin C duke bërë që ë mos ndihet mungesa e sulmuesit Falcao, i cili nuk arriti që të rikuperohej plotësisht për kampionatin botëror që është duke u zhvilluar në Brazil.
Sfida parashikohej e vështirë në letër, por jo në fushë për kolumbianët që arritën t’u shënonin plot tre gola helenëve. Ndeshja nisi mjaft e mirë për ekipin e Kolumbisë që kalon në avantazh në minutën e 5 me Armeron.
Grekët humbin qetësinë pas golit të pësuar duke humbur ekuilibrin në fushë. Ekipi i Santos tenton që të kundërpërgjigjet duke krijuar disa raste për shënim, por mungesa e qetësisë para portës bën që të humbasin mjaft raste për të barazuar rezultatin.
Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të sfidës, Santos bën disa ndryshime me shpresën se do të barazonte për të marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje, por Gutierrez në të 58’ shënon golin e dytë.
Ndërsa në fund në minutën e 90 mendon Rodrigues për të vulosur rezulatin në 3-0. Kolumbia pas kësaj fitoreje kryeson grupin me 3 pikë, ndërsa ndeshja tjetër mes Bregut të Fildishtë dhe Japonisë luhet nesër në orën 03:00.
Formacionet:
Kolumbia Greqia
David Ospina Orestis Karnezis
Cristian Zapata Vasilios Torosidis
Mario Yepes Konstantinos Manolas
Pablo Armero Jose Holebas
Juan Camilo Zuniga Sokratis Papastathopoulos
Carlos Sanchez Konstantinos Katsouranis
Juan Cuadrado Panagiotis Kone
James Rodriguez Dimitrios Salpingidis
Victor Ibarbo Ioannis Maniatis
Abel Aguilar Theofanis Gekas
Teofilo Gutierrez Georgios Samaras
Trajnerët:
Jose Pekerman Fernando Santos
/Shqiptarja.com