Ndeshja e pare e Boterorit 2014, polemika e pare per gjykimin: japonezi Yuichi Nishimura, i cili ka akorduar nje penallti te paqënë per Brazilin, ka ngjallur debatin. Yuichi Nishimura ka akorduar nje penallti per Brazilin për nje faull thuajse te paqënë ndaj Fred, ne momentin kur ndeshja ishte 1-1. Neymar realizoi penalltine (2-1), para se Brazili te shenonte dhe golin e trete, duke fituar ndeshjen 3-1.

“Ne se do te akordohet nje penallti pa u prekur kundershtari, nuk di çfare te them”, u shpreh para shtypit trajneri kroat, Niko Kovac.

“Ne se vazhdohet keshtu, do te kemi 100 penallti gjate kesaj Kupe bote”.

Ne perfundim ai theksoi: “Nuk d te merrem më me gjyqtaret, por ne se vazhdohet keshtu, do te kemi te bejme me nje cirk”.

Mbrojtesi kroat, Deja Lovren, i perfshire ne aksion, u shpreh nga ana e tij: “Une nuk e preka Fred. Ky eshte nje skandal per futbollin dhe per FIFA-n, brazilianet luajten me 12 lojtare”./ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)