Federata e Futbollit të Zvicrës ka hedhur në treg të gjitha biletat për ndeshjen që do të zhvillojë përballë Shqipërisë më datë 11 shtator. Ndeshja është vendsour që të zhvillohet në Lozano dhe do të jetë e dyta për ekipin tonë përfaqësues, pasi më 7 shtator do të presë në shtëpi Qipron në ndeshjen hapëse për eleminatoret e kampionatit botëror të Brazilit. Gjatë ditës së sotme, Federata Zviceriane ka dërguar biletat e përcaktuara pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Numri i biletave për sportdashësit shqiptar që do të ndjekin përfaqësuesen në Lozano është vendosur që të jetë 800. Ky numër llogartitet të jetë afro 5% e kapacitetit të stadiumit. Por duke qënë se në Zvicër ndodhet një numër i madh shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë, federata zviceriane e futbollit ka vënë në dispozicion një numër prej 3500 biletash plus, për të ndjekur ndeshjen, pasi kërkesat kanë qënë të mëdha.

Çmimet e biletave për të ndjekur ndeshjen Zvicër - Shqipëri janë nga 40 deri në 70 franga. Në ndeshjet e fazës eleminatore për botërorin 2014 që do të zhvillohet në Brazil, Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Italian Gani De Biazi kërkon të realizojë mrekullinë për t'u kualifikuar për hërë të parë në finalet e një kampionati botëror. Shqipëria bën pjesë në grupin Grupi E me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën.

(d.b/shqiptarja.com)