Botërori 2016, De Biasi: Me
Lihtenshtejnin fitorja rruga e vetme

Botërori 2016, De Biasi: Me<br />Lihtenshtejnin fitorja rruga e vetme
Kombëtarja jonë luan sot në 20.45 ndeshjen e dytë për eleminatoret e Botërorit 2018 në Vaduz me Lihtenshtejnin.

Një ndeshje nga ato që kuqezinjtë duhet ti fitojnë nëse duan që të kenë një fije shprese për të ëndërruar për diçka të mirë në një grup si ky yni ku janë edhe Spanja e Italia. Kjo ka qenë edhe linja kryesore e trajnerit De Biasi në konferencën e djeshme për shtyp.

De Biasi: Kujdes Lihtenshtejnin
Kundërshtari duhet të vlerësohet në maksimum edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për një skuadër modeste si Lihtenshtejni. Kjo ishte kryefjala e trajnerit Gianni De Biasi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Trajneri italian u kujdes të theksonte disa herë se djemtë e tij duhet të jenë me këmbë në tokë dhe ta konsiderojnë seriozisht këtë 90 minutësh me fokusin vetëm te sfida e së enjtes. De Biasi e pranoi se ka studiuar çdo detaj të Lihtenshtejnit pasi është një skuadër shumë e mirë dhe me lojtarë cilësorë. “Çdo skuadër ka mundësi të krijojë rreziqe. Ne kemi punuar për të limituar në masimum rrezikun përballë portës tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqëndruar dhe të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë gjatë ndeshjes. Duhet të kërkojmë të jemi më të zotët se kundërshtari dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse ndeshjet nuk fitohen pa nisur ende. Skuadra arrin të fitojë kur është e përqëndruar dhe kur luan shpejt. Kur jemi në këto parametra atëherë mund të vëmë në vështirësi çdo kundërshtar”.

Formacioni
Sadiku është mungesa më e madhe në grupin kuqezi, por De Biasi shikon përtej këtij problemi duke theksuar se skuadra që ka në dispozicion do të punojë për ta plotësuar sa më shumë boshllëkun që ka lënë bomberi i Zyrihut. “Sadiku ishte në formë shumë të mirë.

Ka shënuar në Europa League dhe me Maqedoninë. Ishte i rëndësishëm dhe më vjen keq për të. Shpresoj të rikuperohet sa më shpejt por do të bëjmë gjithçka për të mos e ndier mungesën e tij”.

Pavarësisht kuriozitetit të gazetarëve të pranishëm në konferencën e shtypit, De Biasi nuk dha pika referimi përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushën e lojës. “Do të kërkojmë të hedhim në fushë skuadrën e duhur pëe të vendosur në vështirësi kundërshtarët. Shpresoj që lojtarët të jenë në 100 % të formës dhe të luajnë një ndeshje me nivel. Do të bëj disa ndryshime sepse do të luajmë dy ndeshje të rëndësishme dhe më duhet të vlerësoj cdo detaj. Besoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të menaxhuar forcat”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë