Sulmuesi brazilian, Frend beson te triumfi në Kupën e Botës që zhvillohet në vendin e tij. “Ne kemi një grup të fortë që mund ta çojë skuadrën drejt suksesit edhe pse në shumicën e rasteve të gjithë do të kërkojnë ta pasojnë topin te Neymar pasi ai është organizatori i ekipit.
Aktualisht jemi shumë mirë, në ndeshjen e parë nuk na lejohen hapa falsë. Kundërshtari është i fortë, por ne kërkojmë fitoren me cdo kusht për të nisur në mënyrën më të mirë kampionatin” tha ai. Frend, Hulk dhe Neymar janë shpresa e Brazilit për Botërorin.
Suarez: Qava pas operacionit, jam në Botëror
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ka rrëfyer për herë të parë emocionet e përgatitjet për kampionatin botëror që për pak sa u krisën me një operacion në ditët e para të grumbullimit me kombëtaren. “Kam derdhur tre pika lot kur fola për herë të parë me mjekun pas operacionit.
Nuk e kam menduar kurrë humbjen e Botërorit. Nuk kam ndjerë presion apo trishtim, kam qenë mirë gjatë gjithë procesit të rikuperimit” tha ai. Përsa i përket objektivave, sulmuesi që luan me Liverpulin në Premier League në Angli është i qartë kur deklaron “Synojmë që të shkojmë sa më larg, kemi një grup të fortë me kualitete që besoj se do të bëjë diferencën”.
Cafu: Finalja e Kupës së Botës, Brazil-Gjermani
Ish-kapiteni i Brazilit, Cafu parashikon Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës. “Gjermania është një skuadër shumë e fortë. Ata janë shumë të vlerësuar. Ekipi gjerman është zhvilluar shumë gjatë këtyre katër viteve. Të gjithë besojmë në një finale kundër Gjermanisë.
Ata padyshim se do të arrijnë në finale”, ka deklaruar 44-vjeçari. Ndërsa trajneri Lëv pas mbërritjes në Brazil u shpreh se beson shumë tek futbollistët e tij se do të bëjnë një paraqitje të mirë në Brazil që synon triumfin.
Përplasje mes lojtarëve në fushë te Holanda
Kur kanë mbetur edhe tre ditë para fillimit të Kampionatit Botëror, atmosfera në kampin holandez nuk është shumë pozitive. Një gjë e tillë u konfirmua në stërvitjen e fundit, teksa Roben ka pasur dy përplasje me Bruno Indin.
Mbrojtësi holandez ndërhyri brutalisht ndaj Robenit edhe pse ishte një ndeshje kontrolli, ndërsa mesfushori iu përgjigj në të njejten menyrë. Van Gal detyroi të dy lojtarët që të kërkojnë falje për gjestet duke normalizuar disi situatën në fushë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com