Me anë të një koference për mediat mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique ka folur rreth situatës në Katalonjë, por ajo që mbeti dhe tëroqi vëmendjen ishte komenti që bëri në prag të ndeshjes mes Spanjës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Ajo që ra në sy në këtë konferencë ishte komenti që bëri ndaj përfaqësueses sonë.
Pas pyetjes së drejtuar nga gazetari spanjoll nëse shqipëria do të jetë e vështirë, Pique shpërtheu në të qeshura.
Pasi kaloi kjo situatë lojtari spanjoll komentoi se si do të jetë ndeshja duke u shprehur se:
“Shqipëria është një skuadër e vështirë, e katreguar veten dhe në kualifikueset e Evropianit të Francës. Ndeshja jonë në Shqipëri ishte e vështirë, pasi mbyllen mirë dhe përpiqen të përfitojnë duke goditur me anë të kundësulmeve”, ka përfunduar mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique.
Ndeshja do të luhet ditën e nesërme duke filluar nga ora 20:45 minuta.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com