Pas Spanjës dhe Uruguait është Portugalia ekipi i radhës që ka zhgënjyer shumë pas humbjes së thellë me rezultatin 4-0 përballë Gjermanisë në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin G në kampionatin botëror që po zhvillohet në brazil.
Sfida e shumë pritur u zhvillua në ‘Arena Fonte Nova’ nën një interesim maksimal nga tifozeritë e dy ekipeve, por edhe brazilianëve që janë të shumtë në mbështetje të portugezëve. Në fushë zbritën futbollistët më të mirë në botë për momentin, përfshirë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo, por edhe Ozil, Myler dhe Nojer nga Gjermania. Pjesa e parë e ndeshjes së cilësuar si finalja e parakohshme e botërorit ka përfunduar me rezultatin e thellë 3-0 për Gjermaninë.
Sfida nisi mjaft e mirë për ekipin e Joakin Lëv që fiton një penallti në minutën e 11 pas një ndërhyrje të gabuar të Ferrerës ndaj Mario Gotze. Nga pika e bardhë gjuan Myler që nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë. Goli ul disi ritmin e portugezëve, teksa një meritë të vecantë kanë edhe mbrojtësit gjermanë që rrethuan mjaft mirë Ronaldon, ndërsa Nani nga krahu i djathtë arrin që të rrezikojë vetëm një herë portën e Nojer.
Momenti më i rrezikshëm për Gjermaninë ishte në minutën e 27 kur u mendua për një pozicion jashtë loje gjatë një aksioni të Coentraos nga e majta, i cili hodhi një top në zonë që për pak sa nuk u dërgua në rrjetë nga mbrojtja. Në të 28’ Portugalia humb Almedian për shkak dëmtimi duke u detyruar që ta zëvendësojë me Eden.
Ndërsa 4 minuta më pas, Gotze rrezikon seriozisht portën luzitane me një gjuajtje të fuqishme pas një asisti të Ozil, por topi u devijua nga këndi. Kros nga këndi harkon bukur për Humles që shënon golin e dytë për Gjermaninë duke marrë edhe duartrokitjet e Kancelares Merkel. Disavantazhi 0-2 gjunjëzon ekipin e Bentos duke sjellë edhe nervozizëm në fushë, ku protagonist si gjithmonë është Pepe, i cili pas një debati me Myler largohet nga arbitri me karton të kuq duke lënë Portugalinë me 10 futbollistë.
Nga mungesa në prapavijë përfitojnë ‘pancerat’ që trefishojnë përsëri me Myler në minutën fundit të pjesës së parë, pasi një gabimi të Alvesh. Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parën, ku protagoniste ishte vetëm Gjermania, teksa Portugalia e dërrmuar u kthye në mbrojtje për të shmangur pësimin e golave të tjerë.
Ndërsa Ronaldo në momente sporadike rrezikonte gjermanët nga krahët, por pa shumë rezultat, pasi Boateng dhe Lahm e neutralizuan mjaft mirë duke mos i lejuar të afrohet në zonën e rreptësisë. Për të mbërritur në minutën e 78 kur Myler shënon edhe golin e tretë personal në këtë ndeshje.
Shurrle kroson bukur në zonë nga e djathta, portieri portugez gabon në zotërimin e topit duke i dhuruar sulmuesit gjerman një asist që nuk e ka të vështirë që ta dërgojë në rrjetë. Me golin e tretë ndaj Portugalisë, Myler ngjitet në krye të listës së golashënuesve në botëror për momentin, ndërsa Ronaldo ende nuk ka lënë gjurmë.
Formacionet
Gjermania Portugalia
Manuel Neuer Rui Patricio
Per Mertesacker Pepe
Mats Hummels Fabio Coentrao
Jerome Boateng Joao Pereira
Benedikt Hoeëedes Bruno Alves
Toni Kroos Raul Meireles
Philipp Lahm Joao Moutinho
Sami Khedira Miguel Veloso
Mario Goetze Hugo Almeida
Thomas Mueller Cristiano Ronaldo
Mesut Oezil Nani
Tr:
Joakim Lëv Paulo Bento
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com