Kosta Rika mposht Uruguain me rezultatin 2-1 duke shënuar surprizën e parë në Brazil. Humbja ndërlikon pozitat e uruguaianëve pasi në vazhdim do të ndeshjen me Anglinë dhe me Italinë.

Pjesa e parë e sfidës mes Uruguait dhe Kosta Rikës u zhvillua me një ritëm të lartë nga të dy ekipet. Edhe pse fillimisht u mendua se Kosta Rika do të ishte më inferiore në fushë, ndodhi e kundërta, pasi përballë Uruguait luajtën si të barabartë duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

Të besuarit e Tabarez ishin më të saktë dhe të qetë në qarkullimin e topit. Kulmi i pjesës së parë ishte në minutën e 24, teksa sulmuesi i talentuar që luan me PSG, Cavani shndërron në gol një penallti.

Avantazhi qetëson ekipin e Tabarez, por nuk dorëzon Kosta Rikën që nuk pajtohet me shifrat duke kërkuar golin me disa raste të mirë, por që deri në fund të pjesës së parë nuk arrin që të gjejë rrjetën.

Pjesa e dytë nisi në mënyrë të mrekullueshme për Kosta Rikën që përmbys disavantazhin brenda 3 minutave me Campell në të 54’ dhe Duarte në të 57’. Golat shokojnë uruguaianët, por nuk dorëzohen duke u

zhvendosur të gjithë në sulm në kërkim të golit të barazimit për të marrë të paktën një pikë nga një sfidë që rezultoi më e fortë nga sa ishte parashikuar, por deri në fund Kosta e administroi mirë lojën, madje shënon edhe golin e tretë me Urenan në të 84’.