Luis Suarez pritet ta ndihmoj Uruguain në ndeshjen ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet të enjten. Sulmuesi i Liverpooli nuk luajti në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, të cilën uruguaianët e humbën me rezultat 3:1, për shkak të operimit të meniskut. “Unë kam qenë në trajnimi për disa ditë me ekipin dhe unë jam 100% i gatshëm.

Tani dua të zbres në fushë për të luajtur ndeshjen ndaj Anglisë”, ka deklaruar Suarez. Suarez e njeh mirë kundërshtarin pasi është pjesë e Liverpoolit nga viti 2011. Ai deklaron se “Anglia ka probleme në mbrojtje dhe këtë mund ta shfrytëzojnë për të arritur deri te goli” tha ai.

Uruguai është në një moment shumë të vështirë,  pas humbjes përballë Kosta Rikës, e cila ishte surpriza e botërorit, pasi të besuarit e Tabarez shiheshin si favoritë kryesor për të fituar. Tashmë duhet që të fitojnë me Anglinë për të mbetur në lojë, por  një gjë e tillë nxjerr jashtë ‘Tre Luanët’ duke e kthyer sfidën në një finale për kalimin e grupit, pasi Italisë i duhet vetëm një fitore për të kaluar.


d.b.shqiptarja.com