Tiranë, 17 Nëntor/ATSH/- Bota e arttit shprehet njëzëri e shokuar nga vdekja e parakohshme dhe tragjike e Florian Kondit, i njohur si Dr Flori. Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit.
Ja disa nga statuset e miqve të tij në rrjetet sociale;
Stefi Prifti: "E pabesueshme!!!!! Gjate kesaj jave jam takuar disa here duke bere prova!!! Te premten do te performonte me ne ne Calvin!!! E tmershme jeta kur ndodh vdekja per nje djale te shkelqyer dhe nje artist me talent te jashtezakonshem!"
Rozana Radi: "Jam e shokuar.Keto humbje jane te tmerreshme.Shume e padrejt!
Rezarta Shkurta: "Jam e shokuar! U prefsh ne paqe miku im"
Julian Deda: "Nuk e besoj dot. Nuk dua ta besoj. Pse o vlla ike keshtu??? O Zot merre ne mbretërine tende kete zemer artisti. Lamtumire miku im, lamtumire koleg, lamtumire artist, lamtumire o njeri i mire. Me vjen shume keq qe na detyrove te te themi "LAMTUMIRE", me vjen te plas nga inati. Do kujtoj gjithe jeten batuten, energjine dhe shperthimet e tua artistike. Do me mungosh, do i mungosh Shqiperise. Respekt per jete per ty Flori, u prehsh ne paqe...!"
Sidrit Bejleri: "Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!
Eneda Tarifa: "Te prehesh ne paqe o mik ! Po nuk e bere mire...."
/y.pa/











