Që nga koha kur fëmijët luanin me Pac-Man, Space Invaders dhe Super Mario Brothers në vitet 80, industria e lojërave ka ndryshuar, është zgjeruar, zhvilluar dhe pjekur. Në të njëjtën kohë, fëmijët janë rritur, mbaruan shkollën, patën fëmijët e tyre. Megjithatë, ata sërish luajnë, vetëm se tani në vend që t’i lutem prindërve që t’u japin ca para për të blerë një lojë, përdorin paratë e tyre.

Loja e parë elektronike në histori që u patentua më 1947, kishte një pajisje me tub katode. Teknikisht nuk ishte një video lojë, pasi manipulonte një sinjal elektronik pa asnjë ekran video. Video loja më e vjetër u krijua nga fizikani amerikan William Higinbotham më 1958 për të zbavitur vizitorët në Laboratorin Kombëtar Brookhaven. Higinbotham nuk e mori shumë seriozisht shpikjen e tij dhe e la lojën falas për publikun pa asnjë të drejtë autori. Kompjuteri i parë komercial i lojërave Computer Space doli në treg në 1971 krijuar nga Nolan Bushnell dhe Ted Dabney – ata që krijuan më pas kompaninë Atari.

Tennis for Two ishte video loja e parë, por ajo që shënoi lindjen e një industrie të tërë ishte Spacewar! më 1962 bërë në MIT në kompjuterin e sapodalë PDP 1 (me një tastierë dhe monitor). Loja u krijua mbi konceptin e realitetit virtual dhe përdorte të njëjtën format tastiere dhe monitori që njohim sot. Loja PONG nga Atari më 1972 ishte një fenomen. Pas suksesit masiv komercial si një lojë arcade, doli si version console më 1975. Suksesi I PONG-ut solli një seri lojërash të reja dhe më shumë prodhues në treg.

Sot, lojërat janë një biznes serioz. Gjigandë të industrisë IT si Microsoft, Apple, Sony, Google dhe Facebook po e shohin lojën si një burim të konsiderueshëm të ardhurash në një mënyrë ose në një tjetër. Shikoni disa shifra. Ndërkohë që filmi Avatar mblodhi 2.78 miliardë USD, World of Warcraft fitoi mbi 10 miliardë. Buxhetet e prodhimit janë njësoj gjigande. Grand Theft Auto IV kushton afro 100 milion USD gjithsej, por ia doli të mblidhte 1.35 miliardë USD fitim nga shitjet.

Interneti me shpejtësi të lartë ka ndryshuar peisazhin e industrisë së lojërave; disa parashikues të industrisë janë shkuar aq larg sa kanë sugjeruar që një ndryshim kursi drejt lojërave të thjeshta online do të vrasë tregun console. Ndërkohë që lojërat console dhe në kompiuter po sofistikohen (edhe si teknologji edhe si fabula), shumë nga lojërat që zhvillohen si apps janë me qëllim të thjeshta dhe me buxhet relativisht të ulët (Angry Birds është një shembull i mirë). Pavarësisht se cili drejtim do të fitojë, nëse do të ketë fitues, lojërat do të vazhdojnë të pretendojnë një pjesë të madhe nga të ardhurat e zbavitjes. Për këtë arsye, kompani si LG Electronics po studiojnë me kujdes se cfarë po bëjnë lojtarët.

Dihet që lojtarët duan të luajnë në mënyrë komode dhe sa më interaktive. LG ka investuar shumë në aplikimet 3D Smart TV për të mbështetur lojëra më përthithëse. Ka filluar bashkëpunimin me kompani si Gameloft për smartfonë dhe Gaikai për shërbimet e lojërave Cloud në televizorët LG Smart. Gjithashtu LG ka futur lojërat 3D në televizorët e vet Smart që mund të luhen në cdo aparat loje ose kompjuter pa pajisje shtesë. Paketa e lojërave 3D në televizorët LG Smart përmban lojëra popullore që kanë fituar popullaritet si aplikime smartfoni , përfshirë Air Penguin, Frisbee Forever, Downhill Bowling 2, Burn The City dhe Diversion. Në smartfonët e vet, LG ka upgrade-r vazhdimisht specifikimet për të përballuar nevojat e përparuara të lojërave përfshirë funksionet 3D. Për shembull, LG Optimus Vu: ka një ekran 5-inc IPS me çipsa Tegra 3 me NVIDIA, që mbështet lojëra të shumta dhe funksione multimediale.

Që prej viteve ’80, kur fëmijët kalonin me symbyllur nivelet në Pacman dhe Space Invaders, industria e lojërave eshte zhvilluar dhe pjekur. Njësoj sic ndodhi me fëmijët e atyre viteve që u rriten, mbaruan shkollat, filluan punën, lindën fëmijë, por kurrë nuk pushuan së luajturi.